Ne ndeshjen e djeshme ndaj Valurit e cila perfundoi ne menyren me te keqe te mundshme per ekipin e Vllaznise i cili humbi me shifrat e thelle 0-4, ka rene ne sy nje fakt tjeter, i cili nga persona te caktuar ndoshta u konsiderua edhe si amatorizem i drejtuesve kuqeblu por ne fakt nuk eshte ashtu.
Ne protokollin zyrtar te ndeshjes, perpos portierit te pare Kristi Qarri nuk ka patur portier te dyte ne pankine te rregjistruar. Gazeta “Shkodra Sport” eshte interesuar prane klubit Vllaznia per te mesuar pse kishte ndodhur keshtu dhe ka marre edhe shpjegimin e duhur.
Klubi ka federuar ne listen prej 25 lojtareve per turin e pare te “Conference League” tre portiere ku perpos Qarrit kane qene te federuar edhe Aron Jukaj dhe Rezart Bunjaj.
Jukaj nderkohe u ndeshkua me karton te kuq ne pankine ne fundin e ndeshjes se pare per protesta ndaj vendimit te arbitrave ne rastin e golit te dyte te vendasve. Si rrjedhoje ai nuk mund te luante ne ndeshjen e djeshme, por me skuadren u grumbullua portieri i trete Rezart Bunjaj.
Ai ka qene ne hotel me ekipin, eshte zgjuar normalisht diten e djeshme dhe ne oret e paradites papritur ka ndjere dhimbje te forta ne bark e per kete arsye eshte derguar menjehere ne spital ku eshte diagnostifikuar me probleme te theksuara me apendistin dhe madje eshte operuar ne oret e drekes.
Kjo ka bere qe Vllaznia te mbeste me nje portier sepse per ta zevendesuar ate duhen minimumi 24 ore perpara per te njoftuar UEFA-n. Vllaznia nuk pati probleme me portierin sepse ne rast te kundert do te ishte futur ne porte nje nga lojtaret. Por gjithsesi kjo nuk ishte fare e nevojshme sepse Valur “e shpartalloi” Vllaznine dhe u kualifikua per me tej./www.shkodrasport.com/