
Pasditen e së shtunës në pallatin e sportit “Qazim Dervishi” do të luhet ndeshja më e rëndësishme e javës e kampionatit kombëtar të basketbollit për meshkuj. Përballë njëri- tjetrit do të jenë ekipet e Vllaznisë dhe të Klubit Tirana. Aktualisht këto ekipe ndajnë vendin e dytë dhe të tretë dhe ajo që do të fitojë këtë sfidë direkte do të zërë përfundimisht vendin e dytë para nisjes së ndeshjeve të play-off-it. Në rradhët e ekipit shkodran ka entuziasëm para kësaj ndeshje. Basketbollistët e Vllaznia janë të bindur se mund ta fitojnë këtë ndeshje. Duke folur për gazetën online
www.shkodrasport.com, trajneri Bledar Gjeçaj do të shprehej kështu sot: “Kemi kohë që përgatitemi për këtë ndeshje. Deri më sot i kemi fituar të gjitha ballafaqimet e fazës së dytë megjithatë ndeshja me klubin Tirana do të jetë sfida e vërtetë. Kemi të bëjmë me një kundërshtar shumë të fortë që ashtu si ne kërkon të ruajë deri në fund vendin e dytë megjithatë Vllaznia ka objektivat e saj dhe jam i bindur se kemi për t’ia dalë mbanë. Po ashtu mendoj se do të kemi edhe mbështetjen e zjarrtë të tifozëve tanë në këtë takim dhe në këto kushte duhet të fitojmë ne patjetër për të siguruar përfundimisht vendin e dytë në renditje, që na jep avantazhin e zhvillimit të dy ndeshjeve në fushën tonë në play-off. Ky është objektivi i momentit dhe mendoj se të shtunën do t’ia arrijmë”. Takimi i pasdites së nesërme që do të nisë në orën 17.00 mendohet të sjellë në shkallët e pallatit të sportit “Qazim Dervishi” shumë tifozë shkodranë dhe mbi të gjitha pritet të jetë një sfidë shumë interesante të cilën ia vlen ta ndjekësh.
www.shkodrasport.com