Rrogat – Ndërkohë, mësohet se lojtarëve u është bërë e ditur se edhe pagat e muajit janar nuk do të vonojnë. E gjitha kjo vonesë ka pasur lidhje me çeljen e fondit të bashkisë dhe do të merren këto ditë. Drejtuesit u kanë bërë të ditur lojtarëve se nuk do të ketë asnjë penalizim, pavarësisht se rezultatet e këtij viti nuk kanë qenë ato që të gjithë e prisnin. Më pas, kuqeblutë kanë zbritur në fushë, ku kanë nisur përgatitjet për 2 takimet e kësaj jave.
Axhenda – Vllaznia do të zhvillojë paraditen e sotme seancën e dytë dhe të fundit stërvitore për takimin me Flamurtarin, në kuadër të kupës. Numri një i pankinës shkodrane, Agim Canaj, në këtë seancë do të përcaktojë edhe emrat e lojtarëve që do të marrë po sot për Vlorë, për ta përballur këtë takim. Pasdite skuadra do të udhëtojë në drejtim të qytetit bregdetar, ku do të kalojë edhe natën para zhvillimit të takimit me Flamurtarin.
Admir URUÇI
Rekord negativ në shtëpi
Vllaznia ka bilancin më negativ të këtyre viteve të fundit në takimet e zhvilluara në fushën e vet. Në 10-të ndeshje të luajtura në stadiumin “Loro Boriçi”, ekipi ka arritur të marrë vetëm 15 pikë nga 30 të mundshme. Kuqeblutë kanë fituar vetëm në 4 takime, pikërisht ndaj Tiranës, Laçit, Kastriotit, ndërsa triumfi i fundit daton më 15.12.2013 kundër Lushnjës. Ndërkohë, në 6 takimet e tjera tri kanë barazuar, si dhe pësuar po kaq humbje.