Skuadra e Vllaznisë prej më shumë se katër sezonesh nuk fiton në Peqin. Duket se tani është moment dhe koha për ta bërë realitet një gjë të tillë. Dhe kjo ka, ose lidhet, me disa arsye. Kanë mbetur edhe gjashtë ndeshje deri në mbyllje të kampionatit dhe për shkodranët nuk ka asnjë alternativë tjetër, veç rezultateve pozitive në transfertë ( duke përfshirë këtu edhe barazimet) dhe fitoreve në fushën e tyre, që të pretendohet deri në fund në arritjen e objektivave sezonal. Por Vllaznia duhet ta nisë nga fitoret që këtë javë në Peqin, gjë e cila nuk do të jetë e lehtë.
Shkumbini Si për koiçidencë, por statistikat konstatojnë se kuqeblutë nuk fitojnë në fushën e Shkumbinit që prej 4 vjetësh, duke e kthyer këtë fushë në “mace të zezë”. Megjithatë, kjo nuk do të thotë asgjë për kuqeblutë e drejtuar nga Artan Bushati, që përveç se synojnë të thyejnë një tabu këtë javë, në një fushë të vështirë si ajo e Peqinit, kërkojnë edhe fitoren si “target” për të mbajtur ritmin e skuadrave të tjera, që pretendojnë Europën. Shumë kush mund ta konsiderojnë skuadrën peqinase të dorëzuar,c e cila është me një këmbë në Kategorinë e Parë, por në fatk nuk është kështu. Përveç se Shkumbinin shpreson ende për qëndrimin në Superligë, pasi matematika ia lejon një gjë të tillë, vendasit do ta kërkojnë fitoren ndaj Vllaznisë edhe për imazdh dhe për pajtim me tifozët, e në mënyrë të veçantë me grupin “Besnikët”. Kështu që sfida e së dielës është tepër e vështirë për shkodranët, të cilët janë shumë optimist se do të kthehen nga Peqini me fitore, edhe pse kanë katër sezone radhëzi që nuk e njohin një shije të tillë nga kjo fushë.
Kundërshtarët Kalendari i kësaj jave duket sikur favorizon Vllaznisë, pasi skuadrat e tjera rivaled he kundërshtare për në vend në Kupat e Europës kanë përballje tejet delikate. Kuqeblutë ndodhen 4 pikë larg vendit të 3 dhe të 4-ërt, që mbahen nga Flamurtari e Kukësi, dhe 6 pikë larg vendit të dytë, që mbahet ngaTeuta. Kjo e fundit pret këtë javë në fushën e vet ekipin e Kukësit, ndërsa vlonjatët presin gjirokastritët. Cilido qoftë rezultati në këto dy sfida, fitorja e mundshme e Vllaznisë, e bën këtë të fundit të futet seriozitet edhe një herë në vallen e Kupave të Europës. Por kjo mbetet për t’u parë. Gjithsesi, kalendari i kësaj jave e favorizon, por edhe e motivon, gjithnjë e më shumë Vllazninë për të arritur fitoren në Peqin dhe për të shpresuar më pas për të zënë një vend në Kupat e Europës.

Admir URUÇI