Këtë fundjavë do të nisë zyrtarisht ecurinë e tij kampionati i kategorisë së parë në futboll. Ndeshjet e javës së parë janë caktuar të luhen më 9 shtator, pra të dielën.

Por në fakt, edhe këtu kemi një ndarje të ndeshjeve në ditë të ndryshme. Dhe FSHF mësohet se ka zgjedhur ndeshjen Vllaznia- Korabi për të hapur këtë kampionat.

Për këtë arsye, takimi në fjalë do të luhet të shtunën në orën 16.00. Sakaq, takimi i Veleçikut të Koplikut ndaj Dinamos do të luhet të dielën në të njëjtën orë.

Objektivi i koplikasve sigurisht që është i ndryshëm me atë të kuqebluve dhe do të tentojnë vetëm qëndrimin në këtë kategori.

Shkodranët ndërkohë kanë detyrë ngjitjen në Superligë dhe për këtë aryse, u duhet ta nisin me një fitore kampionatin dhe prandaj Korabi duhet mundur me çdo kusht.
© shkodrasport.com