Pasditen e sotme në orën 16.00 do të nisë me ndeshjen Vllaznia- Korabi kampionati i kategorisë së parë.
Sektori i gjykimit pranë FSHF-së ka përzgjedhur një treshe arbitrash nga kryeqyteti për të drejtuar këtë takim.
Kryesor mësohet se do të jetë Endrit Zhuli ndërsa ndihmësa të tij Elidon Shehu dhe Andi Bixhi.
Sakaq, arbitër i katër do të jetë Geisi Velçani nga Patosi. Sigurisht që vëmendja tek ky takim është e madhe sepse kemi të bëjmë me përballjen e njërës prej skuadrave më me traditë të futbollit shqiptar e cila për fat të keq në këto momente po kalon një moment të vështirë.
Vendi i saj sigurisht që nuk është kategoria e parë megjithatë ky është realiteti tashmë.
© shkodrasport.com