Më në fund, pas tre ndeshjesh që nuk e mbante kuadratin e paprekur, Vllaznia nuk pëson gol dhe këtë e arrin në ndeshjen ndaj Teutës. Shkodranët kishin pësuar ndaj Tiranës për finalen e Superkupës tre gola, ndaj Egnatias një gol dhe së fundmi ndaj Kastriotit po një gol.
Në ndeshjen e fundit, mbrojtja, e cila është reparti me statistikat më të dobëta te kuqeblutë, funksionoi në perfeksion. Kështu, shkodranët nuk kanë pësuar gol në vetëm pesë ndeshje në këtë sezon në Abissnet Superiore.
Kujtojmë këtu se, deri më tani Vllaznia ka grumbulluar 22-pikë, duke qenë në vendin e pestë në klasifikimi.
Gjatë kësaj pjese të sezonit, kuqeblutë kanë gjashtë fitore, katër barazime dhe pesë humbje. Ndërkohë, golavarazhi është 16-14.
Maringlen ZHIVANI