Bekim Balaj po udheheq Vllaznine drejt objektivit te saj teksa po mban skuadren perpara, por edhe po shenon mjaftueshem duke qene madje edhe kryesuesi i listes se golashenuesve me te mire te kampionatit, me 12 gola te shenuar deri tani.

Ajo qe te ben pershtypje eshte se numri 9 i kuqebluve pjesen me te madhe te ketyre golave i ka shenuar nga pika e bardhe. Ai ka gjuajtur shtate 11-metersha te dhene per Vllaznine ne ndeshjet e deritanishme te kampionatit dhe i ka shenuar te gjitha.

Çka do te thote se ka patur nje saktesi absolute, 100 %. Pikerisht per kete edhe vete klubi shkodran krenohet me lojtarin e tij dhe kete gje e ka bere permes nje postimi ne faqen e tij zyrtare.

Vete Balaj ne fakt duket se nuk e ka shume mendjen tek “Kepuca e Arte” dhe titulli i golashenuesit me te mire. Per te, e rendesishme eshte qe t’i sherbeje skuadres per te arritur objektivin e vet./SHKODRA-SPORT.COM/