Humbja me Flamurtarin në javën e parë të kampionatit, nuk ka kaluar në mënyrë krejt paqësore në kampin shkodran. Pasditen e djeshme përpara fillimit të seancës së parë të kësaj jave, drejtori sportiv I klubit Armir Grima dhe trajneri Agim Canaj janë ndalur gjerësisht me skuadrën tek kjo ndeshje. Për gati 45 minuta, të dy ata kanë lëshuar kritika të forta në adresë të futbollistëve duke shprehur hapur pakënaqësinë e tyre në lidhje me humbjen e pësuar dhe jo vetëm aq. Më shumë ata janë shqetësuar për lojën shumë të dobët që skuadra ka paraqitur në këtë ndeshje. Trajneri Canaj ka kërkuar nga futbollistë arsyet pse nuk kanë qenë bashkëpunues në fushën e lojës me njëri- tjetrin. “Unë nuk mund të them asnjë fjalë të mirë për asnjërin prej jush. Ne jemi një familje dhe nuk duhet që në asnjë mënyrë të mos shfaqim pakënaqësi si për aktivizimin ashtu edhe për problemet që shfaqim gjatë lojës me njëri tjetrin.  Keni treguar shumë pak shpirt gare. Për mua që kam shumë vite që drejtoj ekipe të ndryshme, loja që keni treguar me Flmuartrain ka qenë mund të them pa frikë më e dobëta që kam parë unë si trajner. Duhet që të gjithë ta ndjejmë atë lojë të dobët që kemi zhvilluar. Nuk duhet që të nisemi që të penalizojmë, për mua do të ishte e lehtë, por kjo nuk është zgjidhja e duhur.  Ne duhet të shikojmë tani përpara, tek ajo që do të vij.  E kam theksuar ajo që shkoi –shkoi, por duhet të nxjerrim mësim për të ardhmen. Nuk ka gjë të pamundur në futboll dhe unë kam besim se gjithë sëbashku pa asnjë përjashtim muand t’ia dalim dhe të kthejmë situatën në favorin tonë. Nuk u ndala me emra pasi jeni pa përjashtim të gjithë që mbani peshë në atë lojtaë sidmos në aspktin sulmus që ishte katastrofike”, -ka thënë Canaj. Por përveç teknikut, I ashpër në fjalët e tij ka qenë edhe drejtori sportiv Grima I cili madje ka shkuar deri aty sa e ka cilësuar skandaloze atë paraqitje ndaj Flamurtarit. Ai është ndalur edhe tek gabimi I Bacit që doli me karton të kuq në minutat e para të pjesës së dytë të ndeshjes. “Mua do të më vinte turp po ta shikoja vetë atë takim, por të isha në vendin tuaj. Një mbrojtësi si falet që të bëjë atë ndërhurje në mesin e fushës në atë mënyrë. Nuk ka qenë gjë e qëllimshme, por ishte një nga gjërat më të këqija që I ka bërë ekipit(I është drejtuar Bacit). Nërsa ju të tjerët ta keni vath në vesh që mos kujtoni se mund të luani lehtë me këtë skuadër dhe mund ta mbani me këtë formë të treguar këtë fanellë e këtë stemë. Të rinjve t’u vijë turp që me vetëm dyjavë Belisha arrin të tregojnë një nivel më të lartë se ata. Ky takim kaloi, por duhet të vini mend për takimet e tjera”.  Distanca e skuadrës me vendin ku kanë qenë gazetarët ka qenë disi e madhe megjithatë fjalët e dy drejtuesve janë drejtuar qartë. Futbollistët në fakt I kanë pranuar të gjitha kritikat dhe me kokën ulur kanë aprovuar çdo fjalë të thënë nga ata. Kuptohet që prej tyre pritet kthesa  që në ndeshjen me Kukësin. Nga ana tjetër, përveç analizës së zhvilluar pasditen e djeshme, pritet që sot të ketë një tjetër analizë. Këtë herë me pamje filmike për t’u vërtetuar futbollistëve gabimet që kanë shfaqur në fushën e lojës.
Gjergj KOLA