Nuk ka surpriza në 4 ndeshjet e para të javës së dhjetë në Superiore. Vllaznia rikthehet menjëherë te fitorja, duke mposhtur 1-0 Apoloninë në Fier dhe mban kreun. Goli i vetëm u shënua nga Hoxhaj në minutën e 40-të.

Pas 4 ndeshjeve pa fitore, Partizani nuk fal më. Të kuqtë mposhtën 2-0 Kastriotin, një rival që kishte fituar në fazën e parë. Nuk ka qenë një fitore e lehtë, golat erdhën në fundin e ndeshjes. Asani i shënoi të dy, një në 84’ dhe një në 93’ me penallti.

Teuta vijon rrugën e rezultateve pozitive, duke mposhtur 3-1 Skënderbeun brenda në Korçë. Bregu shënoi për miqtë në 16’ me penallti, por korçaret barazuan në fillimin e pjesës së dytë me Pusin.

Megjithatë, Krasniqi në 56’ riktheu avantazhin, ndërsa Vila në 75’ mbylli 1-3 me penallti. Ja renditja pas javes se 10-te: