Agron Çela nuk do të jetë më president I Vllaznisë. Ai duhet të japë dorëheqjen nga ky post meqenëse ligji nuk ia lejon të qënurit si president tashmë pas zgjedhjes së tij si deputet. Megjithatë zyrtarisht, dorëheqja e tij do të paraqitet në Bashkinë Shkodër nga mesi I javës së ardhshme për të prishur në këtë mënyrë akt- marëveshjen dypalëshe të firmosur në janarin e këtij viti. Gjithçka ka ndodhur në takimin e sotëm që biznesmeni I njohur ka patur mesditën e së premtes në zyrën e kryebashkiakut Luka. Ky I fundit ia ka bërë të qartë se ligji nuk ia lejon të qënurit në postin e presidentit të Vllaznisë dhe në fakt këtë gjë e ka kuptuar edhe vetë Çela pas konsultimeve që ka patur me juristë të ndryshëm.
Po ashtu, ka rënë poshtë edhe ideja e transferimit të postit të presidentit tek I vëllai I tij ngaqë sërish ligji nuk e lejon këtë gjë. Në kushte të tilla, që nga dita e sotme, klubi I futbollit Vllaznia nga mesdita e sotme ka kaluar sërish nën administrimin e plotë të Bashkisë Shkodër megjithatë zyrtarisht kjo gjë do të ndodhë mesjavën e ardhshme. Gjithsesi Çela ka premtuar se do jetë shumë pranë Vllaznisë gjatë gjithë kësaj kohe për të bashkëpunuar me kryetarin e Bashkisë Luka për gjetjen e një biznesmeni tjetër për të drejtuar Vllaznisë. Po ashtu, deputeti I parlamentit të ardhshëm ka premtuar se nuk do të heqë dorë nga mbështetja financiare ndaj skuadrës në rolin e donatorit. E vetmja gjë që nuk është marrë ende vesh është se kur do të nisë stërvitja e ekipit dhe cili do të jetë trajneri e futbollistët e tij. Nëse gjërat nuk marrin zgjidhje shumë shpejt, Vllaznia mund të rrezikojë seriozisht rënien nga kategoria në sezonin e ri.