Vllaznia ka bere detyren dhe ka fituar duke u kualifikuar per ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise. Ky kompeticion ka nisur pikerisht diten e sotme dhe ne te do te marrin pjese 8 ekipet me te mira te sezonit te kaluar te cilat do te luajne me njera- tjetren sipas nje skeme te percaktuar qe me perpara.

Sipas kesaj skeme, Vllaznia do te luante sot ne fushen e AAS dhe ky takim ka perfunduar me rezultatin 3-0 ne favor te ekipit kuqeblu qe vijon rrugetimin me tej ne kete aktivitet kombetar qe eshte i dyti me i rendesishem pas kampionatit kombetar.

Duke e konsideruar nje ndeshje pergjithesisht te lehte, stafi teknik i Vllaznise kishte lene pushim disa prej lojtareve titullareve megjithate kjo nuk ka ndikuar aspak tek ndeshja. Golin e pare te saj e ka shenuar futbollistja Arlinda Piranej ne ’21 ndersa shtate minuta me vone do te ishte e zakonshmja Megi Doçi qe do te dyfishonte shifrat.

Pjesa e pare kesisoj eshte mbyllur me rezultatin 2-0 nderkohe qe fillimin e se dytes ka qene Esmeralda Franja qe ka shenuar golin e trete qe ne fakt do te ishte edhe i fundit i ketij takimi, pavaresisht rasteve te krijuara deri ne fundin e tij.

Vllaznia ne kete menyre ka fituar 3-0 dhe eshte kualifikuar per ne gjysmefinale, aty ku do te ndeshet me fituesen e çiftit Juban Danja- Kinostudio, sfide kjo qe do te luhet neser ne Shkoder.
www.shkodrasport.com