Nesër në orën 18:00 në “Loro Boriçi” Vllaznia do të kërkojë fitoren në gjysmëfinalen e parë me Egnatian. Shkodranët janë skuadra fituese në dy ediçionet e fundit, ndërsa kërkojnë ta fitorjnë për herë të tretë.

Por një ditë përpara këtij dueli shkodranët nëpërmjet një postimi në rrjetet sociale kujtojnë trofeun e Kupës së Shqipërisë të fituar në sezonin 1971-1972. Në atë sezon Rragami do të shënonte 7 penallti për t’i dhuruar shkodrënavë edhe trofeun.

“Kujtojmë rrugëtimin tonë në Kupën e Shqipërisë: Kupa e Dytë e Shqipërisë e fituar në vitin 1972”, thuhet në postimin e kuqebluve.

Ne fakt, klubi shkodran e ka nisur kete fushate qe dje duke postuar edhe trofeun e pare te Kupes ne vitin 1965 dhe me siguri qe do ta beje kete gje edhe ne ditet ne vazhdim edhe per gjashte kupat e tjera te fituara ne historine e saj 104 vjeçare.