Kukesi ka fituar sot ne Shkoder ndaj Vllaznise “duke marre hak” per humbjen me te njejtin rezultat qe kjo e fundit i shkaktoi ne fazen e pare ne ndeshjen e luajtur ne Elbasan.

Sfida e sotme perveç nje beteje ne mes futbollisteve te te dy ekipeve ka qene edhe nje sfide trajneresh. Mirsad Jonuz dhe Shpetim Duro e kishin pergatitur si duhet sfiden por ne fund ka fituar i pari.

Ndoshta jo per merite te tij pasi ndeshja eshte zgjidhur ne menyre individuale nga aftesite e Rroces dhe Shkurtajt. Jonuz nga ana e tij eshte munduar t’i bllokoje lojtaret e repartit ofensiv te Kukesit qe njihen per aftesite e tij megjithate nuk ia doli si duhet.

Kukesi me fitoren e sotme ka thelluar edhe me shume diferencen me ndjekesit nderkohe qe Vllaznia ka mbetur ne kuoten e 23 pikeve dhe tashme i duhet te pergatitet per sfiden e fundit te ketij viti, ate qe do te luaje te dielen ndaj Partizanit.
www.shkodrasport.com