Tekniku Brdariç mësohet se ka vetëm një pikëpyetje për sa i përket formacionit për ndsesjen e Vllaznisë ndaj Teutës. E vetmja dilemë është për përcaktimin e një prej sulmuesve anësore.

Dyshja e të rinjve Dodaj dhe Delaj, me paraqitjet e tyre do të vënë në “siklet” teknikun për të bërë përzgjedhjen. Të dy të rinjtë kanë bërë paraqitje tejet të mira në përballjet e para të këtij sezoni. Më i avantazhuar shihet Dodaj, pasi ai është aktivizuar edhe në tre përballjet e para.

Megjithatë loja e zhvilluar nga Delaj në përballjen ndaj Egnatias ka qenë tepër mbresëlënëse. Duke përjashtuar këtë pikëpyetje, pjesa tjetër e ekipit pritet të jetë ajo që startoi edhe në përballjen e mesjavës.

Në portë pritet të jete Qarri, ndërsa në repartin e mbrojtjes katërshja Gurishta, Stojanoviç, Juriç e Iago. Në mesin e fushës treshja Krymi, Qato e Alivoda, ndërsa për sulmin do të jenë të gatshëm sërish Mala dhe kapiteni Balaj.