Nga Endri ÇINARI
Forma e Vllaznisë në këtë edicion të Superiores ka qenë plot ulje dhe ngritje. Shkodranët nuk kanë ditur të gjejnë stabilitet dhe kjo u vërtetua edhe me ndërrimin e trajnerit. Ku vendin e Memellit tashmë e ka zënë Qatip Osmani. Por ende shkodranët nuk janë futur në rrugën e duhur.
Edhe forma e futbollistëve që pasqyrohet edhe në vlerat e tyre në treg. Tashmë ekipi kuqeblu kap një vlerë totale prej 3.7 milionë eurosh në treg. Me disa prej futbollistëve që kanë pësuar ulje të vlerës në treg. Duke nisur nga Darko Dodev, i cili deri para pak javësh ishte futbollisti më i vlerësuar tek Vllaznia.
E ndërsa tani vlera e tij në treg është 225 mijë euro. Më përpara mesfushori i krahut kishte një vlerë prej 350 mijë eurosh. Rënie ka pasur edhe për Esat Malen, ku tashmë vlera e prizrenasit është 250 mijë euro. Megjithatë ish-mesfushori i Partizanit së bashku me Krymin dhe Boshnjakun janë lojtarët më të vlerësuar tek Vllaznia.
Ku të tre futbollistët vlerësohen me çmimin e 250 mijë eurove. Rritje në tregun e futbollistëve ka pasur për portierët Qarri dhe Mehidri. Si edhe për Stojanovic, Pusin dhe Smajlin duke u vlerësuar kështu për kontributin e tyre këtë sezon në rradhët e kuqebluve.