Klubi I futbollit Vllaznia ka bërë të ditur dje se ndeshja ndaj Laçit do të luhet ditën e dielë në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”. Në fakt, fillimisht u mendua dhe u diskutua që të luhej në orën 17.00 por gjërat më pas kanë ndryshuar. Dikush thotë për mosgaranci të ndezjes së projektorëve por në Shkodër në fakt nuk ka patur asnjëherë problem në këtë drejtim. Po ashtu, klubi Vllaznia ka bërë të ditur se ka aplikuar një ulje të çmimit të biletave për ndeshjen e rradhës teksa tashmë një biletë në tribunën qendrore të dielën do kushtojë 4 mijë lekë të vjetra ndërsa në tribunën përballë 3 mijë lekë. Në ndeshjen e parë të kampionatit, këto çmime kanë qenë disi më të larta dhe pati patur njëfarë ankese nga ana e tifozëve dhe kjo ankesë është marrë tashmë për bazë duke I zbritur ato.