Sulmuesi brazilian, Kaina Nunjez do të jetë një alternativë e rëndësishme për Vllazninë në rikthimin e kampionatit.

Shtatlarti u “zhduk” që në ndeshjen e parë të kampionatit me Laçin ku edhe shënoi, por dëmtimi e penalizoi. Tashmë edhe Aralica duket se do ketë konkurrentin e duhur për një vend titullari.

Rikthimet e disa futbollistëve do të shtojnë edhe rivalitetin për një vend në 11-shen titullare. Skuadra e Vllaznisë po plotësohet totalisht në të gjitha repartet, një gjë që gëzon të gjithë.

Tashme duhet pa reagimi i skuadres duke filluar nga ndeshja e kupes me Pogradecin qe luhet te merkuren e ardhshme por kryesisht per ne fundjave, ne ndeshjen e kampionatit me Kastriotin.