Vllaznia ne volejboll ne meshkuj merr nje tjeter fitore ne kampionat dhe tashme ecen e sigurte drejt fazes play-off. Ne takimin e luajtur pasditen e sotme ne pallatin e sportit “Qazim Dervishi”, ajo ka fituar 3-1 ndaj Farka Volej.
Por duhet thene se volejbollistet kuqeblu edhe ne kete takim kane shfaqur disa momente pasigurie dhe kjo u pa ne setin e pare te tij kur ato e kane humbur ne shifrat 21-25.
Vete miqte duket se nuk u besuan syve kur pane kete rezultat dhe u munduan qe te shohin edhe mundesine e fitores se kesaj ndeshje, por ne fakt nuk munden dot. Ne setin e dyte u munduan te rezistojne por e kane humbur ate 20-25.
Kaq ka mjaftuar dhe Vllaznia me pas dominon duke mos e patur aspak te veshtire te fitoje edhe dy setet e tjera, madje krejt lehte ne shifrat 25-9 dhe 25-7 dhe ne kete menyre krejt ndeshjen 3-1.
Vllaznia me kete fitore eshte ngjitur ne kuoten e 39 pikeve duke u pozicionuar tashme ne vendin e dyte dhe duke menduar per fazen play-off. Faza e dyte e kampionatit do te mbyllet javen e ardhshme dhe ajo do te kete edhe nje ndeshje te fundit per te luajtur, ate ne Korçe ndaj Skenderbeut.
© shkodrasport.com