Basketbollistët e Vllaznisë nuk kanë arritur të fitojnë titullin e katërt rradhazi kampion. Përballë Tiranës shumë të fuqishme këtë sezon, ata nuk ia kanë dalë të triumfojnë ndaj saj. Edhe në finalen e sotme që ishte e treta në mes tyre, sërish kanë triumfuar bardheblutë me rezultatin 87-80.Perioda e parë është nën komandën e Tiranës, që luan shpejt dhe shkëputet vazhdimisht, mbështetur edhe nga tifozët e shumtë që kanë mbushur “Asllan Rusi”. Vllaznia duket e përhumbur në parket dhe nuk arrin të rivalizojë, ndaj bardheblutë udhëheqin 26-15. Por miqtë nga Shkodra “zgjohen” në periodën e dytë, përfitojnë nga një përgjumje e Tiranës për të ngushtuar shifrat. Madje Vllaznia udhëheq 31-33, duke e bërë më interesante lojën. Gjithsesi, Tirana rikuperon shpejt dhe udhëheq 39-37 në përfundim të pjesës së parë, 20 minuta ku gabimet ishte të shumta dhe tensioni i lartë, por brenda limiteve.Perioda e tretë ruan ekuilibrat, skuadrat shënojnë shumë dhe loja bëhet më spektakolare. Gjithsesi, bardheblutë kanë një epërsi të lehtë, të cilën e thellojnë dhe udhëheqin 65-58 në përfundim të çerekut të tretë. Më nisjen e 10-minutëshit të fundit është Tirana ajo që dominon, përfiton nga disa gabime të Vllaznisë, që nxitohet në prpjekje për të rikuperuar. Tirana shkëputet 74-65 dhe administron mirë avantazhin deri në fund, duke fituar krejt takimin 87-80 dhe nisin festën e titullit kampion. Shkodranët në këtë mënyrë nuk ia kanë dalë dot të jenë sërish më të mirët dhe janë mjaftuar me kupën e vendit të dytë që ka përfunduar në duart e kapitenit Berdica nga drejtuesit e FSHB-së. Investimi i sivjetëm ndoshta ka qenë më i madhi i bërë nga drejtuesit e shoqatës së basketbollit të Vllaznisë por blerjet e bëra mesa duket nuk kanë qenë ato të duhurat e për këtë, titulli nuk është fituar sërish.

© shkodrasport.com