Vllaznia e femrave mund edhe Partizanin dhe merr fitoren e gjashte rradhazi ne kampionat duke e kryesuar e vetme renditjen pas javes se gjashte te tij. Ndeshja ndaj ekipit te kuq eshte luajtur pasditen e sotme ne stadiumin “Arena e Demave” te kryeqytetit dhe vajzat kuqeblu kane triumfuar me rezultatin 2-0.

Ato kane shenuar nga nje gol per secilen pjese loje duke siguruar ne kete menyre trepikeshin e rradhes. Ne pjesen e pare autore e golit ka qene e zakonshmja Megi Doçi e cila e ka derguar topin ne rrjeten e portes se mbrojtur nga Spaho qe ne minuten e trete te ndeshjes. Pjesa e pare do te mbyllej me kete gol pavaresisht rasteve te shumta te krijuara.

Edhe ne pjesen e dyte e njejta menyre loje, me Vllaznine qe dominon ne çdo drejtim, megjithate goli i dyte do te vononte te dilte ne drite. Autore e tij do te jete futbollistja Rrezona Ramadanin e cila do ta shenonte ate 10 minuta para fundit.

Perfundimisht 2-0 per Vllaznine e cila ne kete menyre ngjitet ne kuoten e 18 pikeve duke u shkeputur tashme plot 6 pike nga Partizani. Duhet thene se skema qe po aplikohet edhe kete sezon me “Final 4” e ka prishur garen dhe bukurine e kampionatit sepse thuajse ende pa nisur ai, dihet se cilat do jene kater skuadrat qe do te luftojne me pas per titullin kampion.

Te Vllaznia edhe vjet edhe sivjet, kane qene kunder nje skeme te tille sepse ajo ka prishur garen prandaj dhe ka rene deshira jo pak per te krijuar shkeputje te madhe nga kundershtaret, por gjithsesi ajo vazhdon te fitoje./www.shkodrasport.com/