Vllaznia nuk e ka patur të vështirë të fitojë sërish dhe të mbyllë punën e kualifikimit për në turin tjetër të Kupës së Shqipërisë. Pasi kishte fituar 3-0 në ndeshjen e parë, sot ajo ka fituar 2-0 ndaj Veleçikut dhe kësisoj me dy fitore me rezultat të pastër, ka siguruar kalimin në turin e dytë. Në takimin e luajtur në fushën sportive “Reshit Rusi” trajneri Canaj kishte aktivizuar thuajse të gjithë futbollistët e stolit. Vecaj në pjesën e parë dhe Gjini në të dytën do të shënonin golat e këtij takimi.

Duhet përmendur fakti se në pjesën e dytë, janë aktivizuar në formacionin e Vllaznisë dy futbollistë me perspektivë të ekipit të të rinjve, Ambroz Kapaklija dhe Denis Dyca. Kjo tregon qartë faktin se stafi drejtues I ka sytë edhe tek ky ekip për të evidentuar dhe për të promovuar futbollistët e së ardhmes. Shkodranët kësisoj kanë kaluar me sukses turin e parë dhe gradualisht do bëhen gati për të dytin ku do të ndeshen me Partizanin për të treguar se edhe në këtë kompeticion kanë pretendimet e veta.
Vllaznia- Veleçiku 2-0
Vllaznia: Selimaj, Rexha, Semina, Sykaj (Kapaklija 68’), Balaj, Ramadani, Tafili, Kruja (Idrizi 53’), Vecaj, Dibra (Dyca 70’), Gjini. Tr: A. Canaj
Veleçiku: Dorzaj (Sukaj 46’), Colaj, Lami, Zmijani, Ujka, Hepaj, Nikshiqi, Banushaj (Peposhi 70’), Ibraj (Ishmaku 57’), Kurtaj, Osmani. Tr: K. Krepi
Shënues: Vecaj 9’, Gjini 66’
Gjyqtarë: K. Prenga (Laç), E. Veseli, Sh. Ziri (Fushë- Krujë)

© shkodrasport.com