Vllaznia luan nesër në 19:30 në Rumani me Universitatea Craiova, për turin e dytë të Conference League. Ndeshja e parë mes dy skuadrave në Shkodër përfundoi 1-1, me djemtë e Josës që duan të provojnë gjithçka në sfidën e kthimit.
Mediet në Rumani dhe konkretisht “Prosport” bëjnë me dije se drejtuesit e Craiova kanë vendosur të shkarkojnë trajnerin Laszlo Balint, në rast se ekipi i tyre nuk kalon Vllazninë.
Me vetëm tre ndeshje zyrtare në drejtim të ekipit, Balint nuk ka bindur drejtuesit. Dy javët e parë të sezonit në Rumani Craiova ka marrë dy barazime, ndërsa edhe në Europë barazoi me Vllazninë,
“Kupa” mund të derdhet nesër, me Vllazninë që luan me shkarkimin e trajnerit kundërshtar./newsport/