Vllaznia kryesuese e Superligës do të udhëtojë të mërkurë drejt Kamzës, aty ku në 13:45 do të përballet me Kastriotin për javën e shtatë të kampionatit.
Të besuarit e Brdaric kanë një trasnfertë të vështirë, teksa nuk do të kenë në dispozicion nje nga lojtaret me te rendesishem te skuadres, pikerisht mbrojtesin Mevlan Adili.
Ai u ndëshkua me të verdhin e katërt përballë Bylis, kësisoj do duhet të bëjë një ndeshje pushim, per t’u rikthyer ne fushe gjate fundjaves ne perballjen me Partizanin.
Në Shkodër shqetëson gjendja shëndetësore e Da Silvës, Krujës dhe trajnerit Brdaric. Dy të fundit vuajnë një gjendje gripale, teksa dyshohet për Covid-19, duke mos qenë as në ndeshjen e fundit në “Loro Boriçi”.