Të dielën në Durrës luhet një takim shumë i rëndëishëm mes Teutes dhe Vllaznisë për qëndrimin në Superligë.
Shkodranët qëndrojnë tre pikë para durrskavë në renditje dhe me një rezultat pozitiv në Durrës mund të largojnë ‘fantazmat’ e rënies nga kategoria.
Duke parë rëndësinë e kësaj ndeshjeje te kuqeblutë kanë marrë një vendim.
Të gjithë iu është ‘mbyllur goja’ deri në ditën e shtunë.
Asnjë drejtues apo lojtar i Vllaznisë nuk do prononcohet për mediat deri një ditë para ndeshjes.
Sipas drejtueseve shkodranë kjo bëhet për të mbajtur larg presionin nga futbollistët. I vetmi që do flasë për mediat do jetë trajneri Gjoka, që do prononcohet pikërisht një ditë para takimit.