Teuta ka treguar nje forme shume te mire sportive ne 30 minutat e fundit te ndeshjes duke zhvleresuar avantazhin e Vllaznise ne perioden e pare dhe kesisoj eshte ajo qe kalon ne gjysmefinale te Kupes se Shqiperise.

Shkodranet nderkohe, pavaresisht lojtareve amerikane te ardhur se fundmi tregoi se nuk e ka kontigjentin e duhur per te perballuar skuadra te tilla si ajo e Teutes e cila ka shume lojtare cilesore ne rradhet e saj.

Ne ndeshjen e luajtur ne pallatin e sportit “Ramazan Njala” te Durresit vendasit kane fituar me rezultatin 88-83 duke kaluar kesisoj ne gjysmefinale.

Djemte e drejtuar nga trajneri Plantak i kane bere nje nisje shume te mire ndeshjes, ndoshta duke perfituar edhe nga nje lodhje e basketbollisteve te Teutes qe kane luajtur edhe ne mesjave per Ligen Ballkanike.

Basketbollistet shkodrane kane dominuar duke shenuar edhe disa trepikesha dhe kjo ka bere qe perioda e pare te mbyllet me nje diference prej 11 pikesh ne favorin e tyre, teksa janë fiksuar shifrat 19-30.

Edhe e dyta nis mirë por me kalimin e minutave, durrsakët e rrisin lojën e tyre por njëkohësisht edhe Vllaznia gabon në disa momente dhe kjo bën që diferenca të ngushtohej deri në një pikë, madje në minutën e 17-të është Teuta që kaloi për herë të parë në avantazh duke udhëhequr 41-39 dhe e mbyll këtë periodë me shifrat 48-46.

Në periodën e tretë ka barazpeshë në minutat e para dhe Vllaznia arrin të barazojë deri në 55-55 por më pas, gabon disa herë në gjuajtje dhe është sërish Teuta që rikthehet në avantazh dhe madje edhe e thellon duke bere qe perioda e trete te mbyllet ne shifrat 66-57, fale nje trepikeshi te shenuar ne sekonden e fundit nga Llazani.

Ne perioden e katert Vllaznia duket e dorezuar. Ajo nuk ben asgje ne fushen e lojes dhe per rrjedhoje, rezultati vjen e thellohet derisa ne fund Teuta do ta mbyllte ndeshje me rezultatin 88-83.