Ndeshja e prapambetur e javës së dhjetë të Superligës, ajo në mes Vllaznisë dhe Lushnjës, do të luhet sot pasdite në orën 14.00 në stadiumin “Loro Boriçi”.Siç dihet, kjo ndeshje ka qenë e planifikuar të luhet javën e kaluar por për shkak të mbjelljes së barit në këtë stadium, ai nuk ishte gati për ndeshje dhe me mirëkuptimin e të dy klubeve, ndeshja u shty. Sot ndërkohë, në fushë për të vendosur drejtësi, FSHF ka caktuar një treshe arbitrash nga qyteti i Fierit. Kryesor do të jetë Kreshnik Cjapi ndërsa ndihmësa të tij Grabova dhe Malaj. Skuadra shkodrane gjatë këtij sezoni nuk ka patur pretendime për arbitrimin dhe shpreson po ashtu që edhe në takimin e sotëm, fati i tij të vendoset nga futbollistët në fushë dhe jo nga arbitrat. Këta të fundit sidomos në 2-3 javët e kaluara, kanë qenë shumë të përfolur për vendimet e tyre megjithatë të presim çfarë do të ndodhë në vazhdim të kampionatit me ta.
© shkodrasport.com