Ndeshja Vllaznia- Lushnja e vlefshme për javën e dhjetë të Superligës do të zhvillohet ditën e mërkurë në orën 14.00. Për momentin ky takim është planifikuar të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” megjithatë ende nuk është asgjë zyrtare. Kjo është fotoja e sotme qe ofron ky impiant sportiv ditën e sotme.

Bari I ri që është mbjellë ditët e fundit, tashmë ka mbirë dhe ka filluar të marrë ngjyrën e duhur por lagështira e krijuar nga shirat e rënë dy ditët e fundit, nuk është aspak e mirë dhe për këtë arsye, ka një dilemë nëse tapeti I këtij stadium do të jetë I gatshëm për të mërkurën e ardhshme. Gjasat janë që edhe ndaj Lushnjës të mos luhet në “Loro Boriçi” dhe ky natyrisht që është një minus I madh për kuqeblutë sepse duke luajtur shumë ndeshje jashtë fushe, nuk kanë arritur të krijojnë fizionominë e lojës së tyre ashtu si duhet. Gjithsesi tashmë deri të dielën duhet pritur për të parë gjendjen reale të fushës së stadiumit të Shkodrës dhe më pas do të vendoset nëse do të luhet aty apo jo. Nëse jo, Vllaznia do ta kishte shumë të vështirë për të gjetur një fushë tjetër dhe më së paku, nuk do të mund të bënte atë që bëri me Skënderbeun javën e kaluar kur e spostoi ndeshjen me të në Korçë.

© shkodrasport.com