Geralb Smajli eshte zyrtarizuar diten e djeshme si futbollisti me i ri i kampiones kosovare- Ballkanit. Mbrojtesi 22 vjeçar ne kete menyre pas asaj me Vllaznine, do te nise nje pervoje te re me skuadren e cila ne dy sezonet e fundit ka patur nje ecuri shume te mire edhe ne Kupat e Europes.

Nderkohe diten e sotme ka qene klubi shkodran qe ka bere te ditur se per transferimin e ketij futbollisti ka patur nje marreveshje financiare ne mes dy klubeve. Ja çfare shkruhet ne postimin e klubit Vllaznia:

“KF Vllaznia njofton se ka pranuar ofertën ekonomike duke bërë të mundur nënshkrimin e marrëveshjes për transferimin e lojtarit Geralb Smajli pranë FC Ballkani në Superligën kosovare të futbollit. Me këtë rast dëshirojmë të falenderojmë drejtuesit e FC Ballkanit për interesimin dhe korrektesën e treguar për të bërë të mundur këtë transfertë me përfitim reciprok! Njëkohësisht falenderojmë lojtarin Geralb Smajli për kontributin e dhënë për skuadrën tonë dhe i urojmë suksese në karrierën e tij! Gjithashtu FC Ballkanit i urojmë një prezantim sa më të sukseshëm në sezonin e ri 2024-2025”.

Gazeta “Shkodra Sport” nderkohe meson se nga kjo marreveshje ne mes klubeve, Vllaznia do te perfitoje nje shume prej gati 100 mije euro, por njekohesisht ajo ka mbajtur edhe 15 % te vleres se kartonit te futbollit. Natyrisht jo keq, per nje futbollist te cilit i kishte perfunduar kontrata dhe perfitime te tilla vijne pikerisht per shkak te rregullores se FIFA-e per kompesimin e periudhes se formimit te lojtarit./www.shkodrasport.com/