Vllaznia është skuadra që ka patur më shumë largime këtë sezon dhe për këtë arsye ëdhtë dashur ndërhyrja në çdo repart. Kuqeblutë janë hedhur në merkato dhe së fundim kanë afruar edhe sulmuesin Bujar Hajdari.
Shkodranët tashmë duhet të mendojnë edhe për mesfushën repartin të cilin ka ende boshllëk pas largimit të Jonuzit tek Tirana. Vllaznia edhe pse nuk është kompletuar ende në testin e parë arriti të fitonte më shifrat 4-0 ndaj NK Medugorje.
Ditën e sotme kuqeblutë do të kenëtestin e vërtetë ku do të përballen me skuadrën e superligës së Bosnjes, NK Posusje. Ndeshja është programuar të luhet në orën 18:00 në kompleksin e Medugorjes.
Kjo sfidë pritet të jetë mjaft decisive për trajnerin Memelli i cili pritet të sikcojë edhe 11-shen titullare që do të ketë në Conference League ndaj Linfield.