Pavarësisht dëshirës për të zhvilluar ndonjë ndeshje miqësore, të paktën për këtë javë Vllaznia nuk do të testojë veten ndaj asnjë kundërshtari. Për ekipet malazeze ka qenë e vështirë në fakt ngaqë ato akoma nuk kanë nisur përgatitjet dhe për këtë arsye, në skenë doli një miqësore e mundshme me “Vllazninë B”.Por në fakt, edhe kjo miqësore me shumë mundësi nuk do të zhvillohet. Arsyeja është se disa nga titullarët kuqeblu sapo kanë ardhur nga dëmtimet dhe janë ende në fazën e rikuperimit.

Po ashtu, edhe dy blerjet e bëra, Sukaj e Berisha, sapo kanë nisur stërvitjet me ekipin dhe nuk janë në kondicionin e tyre më të mirë fizik.Në këto kushte trajneri Ernest Gjoka e ka parë më të arsyeshme që bashkë me stafin e tij t’i përkushtohet punës në stërvitje për rritjen e ngarkesave fizike të futbollistëve. Kjo do të thotë se këtë javë me të ngjarë nuk do të ketë ndeshje miqësore. Javën tjetë pastaj gjërat do të ndryshojnë teksa pritet që të zhvillohen dy teste kontrolli ndaj ekipeve malazeze.
© shkodrasport.com