Ndeshja e sotme e Vllaznisë së femrave ndaj “Juban Danjes” ka qenë e vlefshme për javën e katërt të kampionatit kombëtar të futbollit të femrave.
Ajo përveçse ndeshje e rradhës për vajzat kuqeblu, ka mbajtur në vetvete edhe një shifër të rëndësishme, një shifër “jubile”: Ka qenë ndeshja e 100-të e tyre në kampionat.
Ky ekip u krijua në verën e vitit 2013 pasi u transformua nga ekipi “Ada” në “Vllaznia” dhe prej atij momenti dhe deri më sot, ka luajtur 100 ndeshje në kampionat.
Dhe çka është më e rëndësishmja këtë jubile e ka festuar me shifra të jashtëzakonshme. Në 100 ndeshje, ky ekip ka fituar 99, ka barazuar vetëm 1 dhe nuk ka humbur asnjë në 5 vite!
Për të mbërritur pastaj tek golaverazhi që është vërtetë fantastik: Me 706 gola të shënuar (mesatarisht 7.06 për ndeshje) dhe vetëm 23 të pësuar.
Por keto shifra me siguri qe nuk do mbeten me kaq. Ky ekip do te thyeje rekord pas rekordi dhe me shifra qe pakkush mund t’i arrije me pas.
© shkodrasport.com