Dy humbjet rradhazi në shifrat 2-0 përballë Teutes dhe Luftëtarit kanë rënduar së tepërmi gjendjen te ekipi i Vllaznisë.

Kuqeblutë tashmë më shumë se kurrë më parë ndiejnë rrezikun e rënies nga kategoria dhe për këtë arsye duhet një reagim i menjëhershëm që në ndeshjen e rradhës kundër Laçit.

Kundër kurbinasve është dhënë ultimatumi që do konsiderohen vetëm 3 pikët dhe asgjë tjetër.

Këtë sfidë Vllaznia po e përgatit në heshtje ku asnjë prej pjesëtarëve të klubit nuk do dalë në deklarata për mediat gjatë kësaj jave.

Kjo pasi tani më shumë se kurrë kërkohet qetësi dhe përqendrim në mënyrë që Vllaznia të arrijë sa më parë mbijetesën.

Një gjë që ‘ngroh’ trajnerin Gjoka është se grupi është i plotë me përjashtim të mbrojtësit Marku që vijon të rikuperohet pas dëmtimi të pësuar./newsport/