Vllaznia e sezonit te ri tashme ka nisur te marre forme. Diten e sotme kane firmosur dy futbolliste, fillimisht sulmuesi brazilian Emerson, por nderkohe ne oret e pasdites ka ardhur edhe nje tjeter firme ne kontrate.

Kete here behet fjale per nje portier, Ted Laço. “Gardiani” qe ka mbrojtur porten e Dinamos sezonin e kaluar, nga dita e sotme eshte bere pjese e kuqebluve.

Kjo gje behet e ditur permes faqes zyrtare te klubit shkodran ne te cilen thuhet:

“Pas brazilianit Emerson, Vllaznia pasditen e sotme ka zyrtarizuar një tjetër futbollist si pjesë të saj për sezonin e ri. Bëhet fjalë për portierin Ted Laço i cili ka firmosur një kontratë njëvjeçare me klubin tonë dhe nga dita e nesërme do të vihet në dispozicion të stafit teknik.

Laço është 24 vjeç dhe gjatë karrierës së tij ka luajtur me disa skuadra, në fundi me Dinamon në sezonin e kaluar. Në këtë mënyrë, merkatoja për portën mbyllet këtu sepse ashtu siç pat deklaruar trajneri Jonuz, Vllaznia kishte nevojë edhe për një portier të tretë. Në këtë mënyrë, Laço bashkë me Sherrin dhe Qarrin pritet të jenë garancia e skuadrës në prapavijë”.