Pasditen e sotme ka mbyllur rrugetimin e saj nje e katerta e kampionatit te Kategorise Superiore. Ne fund te ketij rrugetimi, Vllaznia ka rezultuar te jete e para me 19 pike te grumbulluara.
Nga 27 te mundshmet, ajo ka arritur te marre 8 me pak si rrjedhoje e dy humbjeve te pesuara ndaj Kukesit dhe Laçit si dhe e barazimit ndaj Teutes.
Pavaresisht humbjes se sotme, duhet thene se ecuria e Vllaznise eshte e gjitha per t’u vleresuar sepse askush nuk e kishte menduar te tille. Madje ndoshta edhe tifozet me te zjarrte te vete asaj.
Por tashme pergjegjesia e skuadres shkodrane eshte rritur edhe me shume dhe detyra e saj eshte ta ruaje sa me gjate kete vend te pare dhe pse jo deri ne fund te kampionatit.
Kuptohet qe nuk do te jete e lehte sepse ende disa prej ekipeve te tjera te kampionatit ende nuk e konsiderojne si rivale Vllaznine, megjithate kjo duhet shfrytezuar ne maksimum per te vazhduar te beje mire ne kampionat./SHKODRA-SPORT.COM/