Vllaznia e femrave arriti që të kalonte për herë të parë fazën e grupeve në Ligën e Kampionëve dhe zhvilloi një ndeshje mjaft të mirë përballë Fortunës në fazën me eliminim direkt. Vajzat e skuadrës shkodrane, u mundën me rezultatin e ngushtë 0-1.

Shpresa te Vllaznia ekziston dhe këtë e tregoi edhe vetë trajneri Leka pak ditë më parë në një prononcim ku u shpreh se në Danimarkë nuk shkohet vetëm për turizëm. Vllaznia do të tentojë të bëjë historinë, pasi një kualifikim do të sillte jo vetëm prestigj por edhe të ardhura të konsiderueshme për skuadrën.

Pasditen e sotme, Vllaznia ka zhvilluar stërvitjen e fundit në prag të sfidës. Takimi do të zhvillohet nesër duke nisur nga ora 18:00 në Danimarkë, teksa një fitore do të bënte krenar çdo shqiptar.

Ne kampin shkodran ekziston besimin per nje permbysje te rezultatit te ndeshjes se pare dhe vajzat duken optimiste per kete gje. Ne te njejten linje me ta jane edhe pjestaret e stafit teknik por edhe presidenti Matija.Sfida me Fortunen do te nise neser ne oren 18.00.
www.shkodrasport.com