Vllaznia i ka dhene fund sot faze pergatitore ne Austri. Siç ben te ditur edhe vete klubi shkodran, kuqeblute kane zhvilluar paradreke seancen e fundit stervitore ne kete vend, nderkohe qe ne keto momente jane ne aeroport, per te marre rrugen e kthimit drejt Shqiperise.

Skuadra shkodrane ka qendruar ne vend per dy jave duke zhvilluar edhe kater ndeshje miqesore, te cilat i ka fituar te gjitha. Kjo eshte hera e pare qe ajo stervitet ne kete vend, çka tregon me se miri edhe rritjen e standarit te stervitjes per te.

Nderkohe futbollistet dhe stafi teknik do mberrijne sonte vone ne Shkoder dhe me shume siguri neser do ta kene pushim, per te vijuar pastaj te premten me fazen e fundit te pergatitjeve per ndeshjen e pare ndaj rumuneve te Krajoves.

Tek Vllaznia per momentin gjithçka duket se eshte OK dhe mbetet vetem per t’u pare prezantimi i saj ne fushen e lojes. Thuajse te gjithe futbollistet jane ne formen e duhur, me perjashtim te Latifit qe e ka filluar vone stervitjen, por edhe shpreson te jete gati per ndeshjen e te enjtes se ardhshme./SHKODRA-SPORT.COM/