Vllaznia e femrave ka zhvilluar pasditen e sotme seancen e fundit stervitore ne prag te ndeshjes se neserme ndaj kampiones se Gjeorgjise Lanchkhuti. Trajneri Nikolin Leka ka aplikuar nje stervitje te lehte, ku kryesisht ka punuar ne aspektin taktik me lojtaret e tij.
Kuptohet qe objektivi per takimin e neserm do te jete fitimi i tij dhe kalimi ne finalen e grupit 2, por gjithsesi drejtuesit e klubit dhe stafi teknik nuk duan te nguten. Ne rradhe te pare sepse nuk kane asnje lloj informacioni per nivelin e ekipit kundershtar.
Se dyti, edhe vete Vllaznia eshte ne njefare menyre enigem sepse skuadra ka pesuar shume ndryshime nga sezoni i kaluar dhe prandaj duhet pare sjellja e futbollisteve te ardhura se fundi dhe harmonizimi me pjesen tjeter te skuadres.
Pavaresisht ketyre gjerave, presidenti Matija beson shume tek suksesi sepse Vllaznia e femrave tashme eshte faktor edhe ne ndeshjet e Liges se Kampioneve te Europes dhe kete e ka treguar gjithe keto vitet e fundit me pjesmarrjen e saj.
Ndeshja e neserme do te startoje ne oren 16:00 dhe do te zhvillohet ne Kutaisi. Fituesja e ketij çifti do te ndeshet me pas me 7 shtator ne finale me fituesen e çiftit St Polten- Neftçi./www.shkodrasport.com/