Pasditen e sotme, pikërisht në orën 15.00 ekipi i Vllaznisë ka zhvilluar të fundit seancë stërvitore në pragndeshjen me Flamurtarin.

Kjo seancë është zhvilluar në fushën sportive “Reshit Rusi”. Nga ajo çfarë është vërejtur në këtë seancë, gjendja e futbollistëve duket e mirë dhe në rradhët e tyre ka optimizëm për kalimin me sukses të ndeshjes së nesërme.

Ndërkohë pak minuta më parë, ekipi ka lënë Shkodrën. Arsyeja është se ai është grumbulluar sërish në ambjentet e “Gardenland Resort”, që ndodhet 15 km larg qytetit.

Vllaznia do të qëndrojë aty deri pasditen e nesërme kur do të niset për në stadiumin “Loro Boriçi” për të luajtur në orën 17.00 ndeshjen me Flamurtarin.
© shkodrasport.com