Skuadra e Vllaznia ka zhvilluar diten e djeshme seancen e fundit stervitore per kete vit dhe pas saj futbollistet jane shperndare prane familjeve te tyre per te kaluar festat. Ne seancen e fundit kane qene te pranishem edhe dy futbollistet e ardhur se fundi nga merkatoja, mbrojtesi Repaj dhe sulmuesi Mensah.
Nderkohe, mesohet se rikthimi ne stervitje per kuqeblute do te jete shume i shpejte. Me daten 2 janar pasdite futbollistet do te jene serish ne ambjentet e stadiumit “Loro Boriçi” per te zhvilluar seancen e pare.
Mbase ne kete seance nuk do te jene te pranishem te gjithe lojtaret sepse te huajt do te duan pak me shume kohe per t’u rikthyer nga vendet e tyre, por me date 3 eshte e sigurte qe e gjithe skuadra do te jete ne stervitje.
Kuptohet qe koha eshte e pamjaftueshme per te patur edhe pushime sepse siç dihet, ndeshja e pare per vitin e ardhshem do te jete me date 10 janar dhe behet fjale pikerisht per “Klasiken” ndaj Tiranes e cila eshte planifikuar per t’u luajtur me date 10 janar ne stadiumin “Loro Boriçi”./www.shkodrasport.com/