Vllaznia ka mbyllur diten e sotme pergatitjet per ndeshjen e rradhes, ate qe do te luaje mbremjen e neserme ndaj Kukesit ne stadiumin “Loro Boriçi”.
I vetmi nga lojtaret qe nuk eshte grumbulluar ne kete pragndeshje eshte sulmuesi Djurdjevic, nderkohe qe Latifi eshte me skuadren, ndonese ashtu siç deklaroi trajneri Plori, pritet te mos e nise ndeshjen nga fillimi.
Sfida ndaj Kukesit konsiderohet shume e rendesishme per Vllaznine dhe mund te vendose shume gjera sa i takon fatit te saj ne kampionat per sigurimin e nje vendi qe do ta çonte ate ne Kupat e Europes.
Shkodranet jane te detyruar te luajne ndryshe, mbi te gjitha te shfaqin ne fushen e lojes grinte dhe deshiren e duhur per ta kerkuar fitoren. Kuptohet duke patur edhe qetesine e duhur perpara portes kundershtare sepse kjo gje i ka penalizuar ne ndeshjet e fundit.
Kukesi duhet kaluar neser ne renditje dhe per kete arsye, duhet gjetur menyra e duhur per te shkuar tek suksesi. Futbolliste e trajnere e kane te qarte kete gje dhe mbetet vetem ta konkretizojne./SHKODRA-SPORT.COM/