Vllaznia ka mbyllur pasditen e sotme pergatitjet per ndeshjen e neserme ndaj Laberise, e vlefshme per turin e pare te Kupes se Shqiperise.

Kjo seance eshte zhvilluar pikerisht ne fushen sportive “Reshit Rusi”, aty ku do te luhet takimi i neserm. I pranishem ne kete seance ka qene edhe sulmuesi brazilian Da Silva, megjithate ai nuk eshte stervitur pasi vazhdon te jete ne fazen e terapise.

Ende nuk eshte e qarte se cili do te jete formacioni qe do te hedhe ne fushe trajneri Brdariç, por me shume te ngjare, ndaj Laberise do ta nisin nga minuta e pare disa prej titullareve te kesaj skuadre.

Kuptohet qe stafi teknik deshiron t’i paraprije çdo te papritur kur siç dihet, ndeshja e pare ne Vlore eshte fituar nga vendasit me rezultatin 2-1.

Ne keto rrethana, neser duhet nje fitore me dy gola per t’u kualifikuar per ne turin tjeter te Kupes se Shqiperise se ketij sezoni dhe Vllaznia fituese ne fuqi e ketij trofeu, e ka per detyre ta beje kete gje./SHKODRA-SPORT.COM/