Vllaznia e futbollit te femrave beri histori duke u kualifikuar ne 16 skuadrat me te mira te Europes. Nje sukses qe i beri krenare te gjithe ne Shqiperi dhe te flitet kudo edhe pertej saj.
Nderkohe ekipi i Vllaznise ka mberritur diten e hene ne Spanje per te zhvilluar dhe ndeshjen e fundit perballe skuadres se Real Madrid. Edhe pse te dyja skuadrat tashme jane eleminuar ne fazen e grupeve dhe jane kualifikuar Chelsea dhe PSG.
Diten e djeshme Vllaznia e femrave zhvilloi stervitjen e fundit ne stadiumin Estadio Di Stefano. Ne fakt u pa nje atmosfere shume pozitive nga vajzat e ekipit dhe nga stafi i Vllaznise, te cilet kishin edhe besimin se do mund te shenonin nje gol, i cili do te sherbeje me shume nga ana morale sepse tashme e kane mbyllur aventuren e tyre ne Champions League.
Kujtojme qe takimi do te startoje ne oren 21.00 dhe ne i urojme shume fat vajzave kuqeblu ne kete aventure te fundit te ketij sezoni ne kete kompeticion shume te rendesishem europian ku moren pjese.
Marinela MATIJA