Përgatitjet e skuadrës shkodrane për ndeshjen e rradhës me Teutën tashmë janë mbyllur dhe çdo gjë duket gati për të.
Kuqeblutë ndryshe nga herët e tjera, sot e kanë zhvilluar paradreke stërvitjen ndërkohë që në orën 16.00 janë nisur për në Durrës.
Aty ku do të sistemohen në një nga hotelet e këtij qyteti dhe do të qëndrojnë deri dy orë para ndeshjes së nesërme me vendasit.
Nga sa merret vesh, trajneri Gjoka ka përfshirë në 18-she për këtë takim pas gati dy muajsh edhe mesfushorin Bardulla i cili e ka lënë pas dëmtimin dhe tashmë do jetë gati për të luajtur.
Kjo tregon se kontigjenti i Vllaznisë për këtë ndeshje është më i ploti që ajo mund të ketë.
E vetmja mungesë është ajo e mbrojtësit Marku që ende nuk është riaftësuar nga dëmtimi që ka patur.
Me skuadrën drejt Durrësit ndërkohë ka udhëtuar edhe Malota dhe ky është një lajm i mirë pavarësisht se mbrojtësi lezhjan mund të mos jetë i gatshëm për të luajtur si titullar.
© shkodrasport.com