Pas disa ditesh stervitje ne kete fundviti, ekipi i Vllaznise i ka dhene sot fund pergatitjeve dhe per rrjedhoje te gjithe futbollistet jane shperndare prane familjeve te tyre per te festuar Vitin e Ri.
Paraditen e sotme, kuqeblute kane zhvilluar seancen e fundit. Nen drejtimin e trajnerit te pergatitjes atletike Mihail Tzokov, kuqeblute kane zhvilluar kryesisht veprime fizike por edhe lojera, thjesht sa per te mbajtur formen.
Nderkohe, me te mbaruar kjo seance, te gjithe futbollistet “jabanxhinj” kane lene Shkodren per te udhetuar prane familjeve te tyre. Nderkohe mesohet se stafi teknik u ka bere te ditur se seanca e pare per vitin e ardhshem do te zhvillohet me 3 janar dhe prandaj te gjithe duhet te jene te pranishem ate dite.
Me pas, mbetet per t’u pare nese ekipi do te udhetoje serish jashte vendit per nje mini-faze pergatitore apo do te qendroje ne Shkoder. Ne fakt, nuk ka shume kohe ne dispozicion dhe me shume mundesi, skuadra do te stervitet ne qytetin e saj.
Kjo sepse siç dihet, kampionati do te rikthehet me 14 janar, date kur Vllaznia do te luaje nje sfide shume te rendesishme ne transferte me Partizanin kryesues dhe per kete arsye, i duhet te pergatitet si duhet per te./SHKODRA-SPORT.COM/