Kanë mjaftuar vetëm dy ditë stërvitje që trajneri Baldo Raineri të bëjë seleksionimet e para tek Vllaznia. Pas seancës të paradites së sotme, është bërë e ditur edhe lista e futbollistëve që do të vazhdojnë stërvitjen ndërkohë që është bërë po ashtu e ditur edhe lista e futbollistëve që do të largohen nga skuadra sepse nuk bëjnë pjesë në planet e stafit drejtues.  Kështu në listën e të larguarve bëjnë pjesë edhe disa prej futbollistëve të ardhur për provë si tiranasit Tushe e Sulollarim kosovarët  Uran Shala dhe Renet Gjini por edhe vëllezërit Xhek dhe Xhoni Molla.

Nga të ardhurit do të vazhdojnë të jenë pjesë e skuadrës së Vllaznisë portieri Moçka, mesfushorët Shala e Grabova e sulmuesi Ferhati. Nga ana tjetër, pjesë e skuadrës shkodrane nuk do jenë më as futbollistët Stivi Shaba e Jurgen Gjini apo dhe të tjerë futbollistë të rinj. Në këtë mënyrë, ka përfunduar seleksionimi i parë dhe në skuadër kanë mbetur 25 futbollistë. Kuptohet që edhe nga ato do të ketë sërish seleksionime por kjo varet nga numri i futbollistëve që do vijnë në skuadër në ditët e ardhshme.

www.shkodrasport.com