Vllaznia do te luaje diten e neserme ndaj Tiranes sfiden qe mund te vendose shume gjera per renditjen perfundimtare te dy skuadrave. Nderkohe ne kampin shkodran per here te trete rradhazi trajneri Thomas Brdariç nuk do t’i kete ne dispozicion te gjithe futbollistet.

Keshtu, per te dyten jave rresht formacionit kuqeblu do t’i mungoje mesfushori Ardit Krymi. Ai ka nje shqetesim ne pulpen e kembes se djathte dhe si rrjedhoje po rikuperohet. Thuajse te njejten demtim ka edhe mbrojtesi i majte Esin Hakaj qe me shume te ngjare do te mungoje edhe ai ndaj bardhebluve.

Nje tjeter mungese, te pakten ne formacion, pritet te jete ajo e mbrojtesit Milos Stojanoviç. Ai vjen nga nje demtim dhe si rrjedhoje vetem dy ditet e fundit i eshte bashkuar ekipit ne stervitje, prandaj pritet ta nise ndeshjen ndaj stoli.

Por problemet per stafin teknik te Vllaznise nuk mbarojne ketu. Mbrojtesi i djathte Geralb Smajli ditet e fundit ka patur nje problem me shendetin e tij dhe si rrjedhoje ka marre edhe injeksione. Prandaj mund te mos jete edhe ai ne formacion ne sfiden e neserme ndaj Tiranes.

Pavaresisht ketyre problemeve, trajneri Brdariç beson shume tek futbollistet qe do te hedhe ne fushen e lojes dhe si rrjedhoje e ka shprehur hapur se Vllaznia do te kete objektiv te qarte per ta fituar ndeshje./www.shkodrasport.com/