Gjashtë të huaj në formacion nuk janë asgjë as për klubet më të mëdha të Europës, ndonëse bëhet fjalë për kualitete dhe futbollistë që bëjnë diferencën.

Ndërsa Vllaznia në Shqipëri edhe pse është një shkollë futbolli ka gjashtë lojtarë të huaj, por që paguhen sa shkodranët, por në nivel mund të jenë edhe më poshtë se niveli i tyre, pasi të barabartë as që nuk bëhet fjalë…

Vllaznia e viteve më parë kishte një produktivitet talentesh, e madje jo vetëm që mbante veten, por kishte dhe ekipet afër në Kategorinë e Dytë, si: Shkodra e Ada, apo Veleçiku e Tërbuni që tregun e bënin në Shkodër, me të rinj që nuk gjenin hapësira te kuqbelutë që luftonin çdo vit për titull. Me një apo dy sezone stash ata riktheheshin sërish në shtëpi, duke marrë vendin e titullarit e dukë lënë gjurmë në elitë.

Por, edhe Burreli, Lezha e Laçi, hidhnin sytë nga Shkodraa thuajse çdo merkto verë. Ndërsa në këto 4-5 vitete fundit, Vllaznia nga fakti që u beson më shumë të hujave edhe shkodranët i ka me pikatore në përbërjen e vet…

Ndërkohë që po të shohësh lojtarët shkodranë që luajnë në elitë, mund të formosh një Vllazni mjaft të fortë…

Duke e nisur nga Tirana e vendit të parë, e deri te Flamurtari i vendit të fundit, me përjashtim të Kukësit, çdo skuadër ka lojtarë që ka prodhuar shkolla shkodrane e futbollit. Në një kërkim që ka bërë “VipSport”, ja kush janë lojtarët shkodranë që luajnë në elitën tonë:

Tirana: Edon Hasani

Kukës: S’ka

Laçi: Abdurrahman Fangaj, Uendi Vecaj

Skënderbeu: Belajdi Pusi

Teuta: Rubin hebaj, Arlind Kalaja, Ildi Gruda

Partizani: Esin Hakaj, Erald Çinari,

Bylisi: Eridon Qardaku

Luftëtar: Armenis Kuka, Enes Isufi, Kabir Tahiraga,

Flamurtari: Olsi Gocaj, Denis Pjeshka, Xhevahir Sukaj