Vllaznia do te luaje neser ne oren 15.00 ndeshjen e pare te turit te pare te Kupes se Shqiperise ndaj Flamurtarit. Nje sfide qe ne fakt eshte vleresuar ne maksimum ne kampin shkodran duke dashur qe te shmangin ndonje rezultat qe do te vinte ne dyshim kualifikimin.

Por pavaresisht ketij vleresimi, “Shkodra Sport” meson se ekipi nuk ka udhetuar i plot sot drejt Vlores. Te pamundur per kete ndeshje kane qene plot 7 futbolliste dhe si rrjedhoje trajneri Josa dhe stafi i tij duhet t’i bejne planet me pjesen tjeter te lojtareve.

Keshtu, tre lojtaret te cilet kane vuajtur nga demtimet ditet e fundit, pikerisht Latifi, Boshnjaku dhe Bulatoviç kane qendruar ne Shkoder duke vijuar me terapine ngaqe nuk jane ende plotesisht gati per te luajtur.

Atyre i eshte shtuar edhe mesfushori Heriç, i cili po ashtu ka ndjere shqetesime dhe prandaj eshte lene pushim. Ketyre 4 lojtareve u jane shtuar edhe Smajli, Spahija dhe Delaj te cilet ndodhen me kombetaren U20 ne turneun e Kroacise.

Pavaresisht ketij fakti dhe mungeses se 7 lojtareve, te Vllaznia nuk kane asnje justifikim por me kontigjentin tjeter te lojtareve qe kane ne dispozicion do te kerkojne fitoren per te hedhur nje hap te rendesishem per kualifikimin ne turin e dyte te Kupes./SHKODRA-SPORT.COM/