Vllaznia fitoi 3-1 në play-off ndaj Besëlidhjes, duke qëndruar në Superligë. Donatori I ri Alban Xhaferi është shprehur I lumtur, duke thënë se tanimë projekti I Vllaznisë do marrë jetë për të rikthyer ekipin e madhe, ndërsa zbulon se drejtori I ri sportive do të jetë I huaj dhe do jetë Matko Djarmati.
“Dua të falenderoj djemtë që kanë pasur një inpenjim maksimal. Dua të përgëzoj lojtarët, trajnerin dhe tifozët. Ky është një fillim I ri dhe Vllaznia e madhe do kthehet aty ku e ka vendin. Do rikthehemi aty ku e kemi vendin, në majat e futbollit shqiptar, mos përsëritet më kjo situatë”, tha Xhaferi.
Përgatitjet? Kemi qenë në fazën e vlerësimeve. Gjatë kësaj kohe kemi qenë në fazën e vlerësimeve. Kemi pasur takime. Kemi pak kohë, por besoj se do arrijmë t’i realizojmë objektivat e reja.
E ardhmja e trajnerit? Na lini të gëzojmë qëndrimin në Superiore. Që nesër do të ketë njoftime. Bashkia ka 100 për qind te aksioneve. Kam ardhur të mbështes ekipin, me një strategji të re, me ambicie të reja për të bashkuar forcat dhe për të shkuar aty ku duhet.
Duhet të jap një lajm të mirë. Do jetë i huaj drejtori sportiv serish, e njeh shumë kampionatin. Nesër dalim me njoftim zyrtar”, u shpreh Xhaferi. ABC News mëson se drejtori sportiv do të jetë Matko Djarmati, një njohës I mirë I futbollit tonë. Djarmati ka mbajtur veshur fanellën e shumë klubeve shqiptare dhe prej vitesh jeton në vendin tonë.